Zhvillimi i një sistemi modern të arsimit varet nga aftësimi i vazhdueshëm profesional i mësimdhënësve. Mësimdhënësit, psikologët shkollorë, pedagogët dhe drejtorët e shkollave demonstrojnë të nxënit permanent (gjatë gjithë jetës) duke përqafuar aftësimin e vazhdueshëm profesional si një përkushtim për përmirësimin e procesit të mësimdhënies dhe mësimnxënies. Ministritë e Arsimit dhe Fakultetet e Edukimit nëpër botë e përkrahin këtë proces duke krijuar sisteme dhe programe që adresojnë nevojat e mësimdhënësve (dhe punëtorëve të arsimit) të cilët punojnë drejtpërdrejtë me fëmijë dhe të rinj.

Jurisdiksionet arsimore në Europën Juglindore me ndihmën e donatorëve ndërkombëtarë kanë bërë përpjekje të mëdha për modernizimin e sistemeve të tyre arsimore dhe programeve për aftësimin profesional të punëtorëve të arsimit. Kjo konferencë ndërkombëtare ofron mundësi për udhëheqësit arsimorë, hartuesit e politikave, profesorët, akademikët, mësimdhënësit dhe drejtorët e shkollave që të ulen së bashku dhe të shkëmbejnë praktikat më të mira që kanë të bëjnë me aftësimin profesional në fushën e arsimit. Konferenca organizohet nga Programi për Aftësimin e Mësimdhënësve (EDP). EDP përbëhet nga Projekti për Aftësimin e Mësimdhënësve në Kosovë (KEDP), Projekti për Aftësimin e Mësimdhënësve në Mal të Zi (MEDP), dhe Projekti për Aftësimin e Mësimdhënësve në Serbi (SEDP), dhe financohet nga Agjencioni Kanadez për Zhvillim Ndërkombtar (CIDA).

Ku

Konferenca do të mbahet në Mal të Zi, 10 – 12 Prill 2006.

Kush do të marrë pjesë

Punëtorët e arsimit që kanë njohuri ose interesim për aftësimin profesional ftohen që të marrin pjesë. Konferenca do të jetë e një rëndësie të veçantë për:

  • Zyrtarët e ministrisë që janë përgjegjës për zhvillimin e politikave dhe për hartimin, menaxhimin dhe/ose vlerësimin e programeve të aftësimit profesional për punëtorët e arsimit
  • Profesorë ose studentë të Fakulteteve të Edukimit të cilët janë të angazhuar në aftësimin e vazhdueshëm profesional të mësimdhënësve apo profesionistëve të tjerë në arsim (pa shkëputje nga puna)
  • Kordinatorë apo këshilltarë të aftësimit profesional
  • Trajnues të mësimdhënësve
  • Mësimdhënës, psikologë arsimorë, pedagogë dhe drejtorë shkollash të cilët kanë përgjegjësi për të promovuar aftësimin profesional në shkollat e tyre
  • Profesionistë në organizatat joqeveritare (OJQ) që janë të përfshira në aftësimin profesional
  • Donatorë ndërkombëtarë dhe implementues të cilët janë të angazhuar në sektorin e arsimit.

Fokusi i Konferencës

Konferenca përqëndrohet në Aftësimin Profesional në Arsim, që është ndarë në tri tema të integruara:

  • 1. Menaxhimi i Sistemeve të Aftësimit Profesional
    Praktikat më të mira në përmirësimin e sistemeve dhe politikave për një aftësim më të mirë profesional
  • 2. Zhvillimi i Udhëheqësve në Arsim
    Praktikat më të mira në aftësimin profesional të udhëheqësve të tashëm dhe të ardhshëm arsimor në Ministritë e Arsimit dhe të drejtorëve (të shkollave)
  • 3. Përmirësimi i Mësimdhënies dhe Mësimnxënies përmes Aftësimit Profesional
    Praktikat më të mira të aftësimit profesional

Fjalimet kryesore nga ekspertë të dalluar do të hapin secilën temë, dhe pastaj vijojnë prezentime nga sisteme të ndryshme arsimore. Përveç kësaj, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë që të ndërlidhen me kolegë ndërkombëtarë që kanë interesime të ngjajshme, të marrin pjesë në seminare ndërvepruese, tryeza të rrumbullakëta, panele diskutimi dhe të ndjekin seanca posterësh.

Formatet e Aktiviteteve të Konferencës

Shpenzimet për konferencë

Çmimi për pjesëmarrje në konferencën Aftësimi Profesional në Arsim është 200 Euro. Kjo shumë përfshin akomodimin për 3 netë, pauzat e kafes, transferin nga aeroporti më i afërt deri tek vendi ku mbahet konferenca, pjesëmarrja e plotë në konferencë dhe të gjitha materialet e konferencës. Këtu nuk përfshihen shpenzimet për udhëtim, ekskurzionet dhe shpenzimet e tjera personale dhe për zbavitje.

Mbështetja financiare për pjesëmarrës dhe prezentues

Mbështetja Financiare për Konferencë

Përmes përkrahjes zemërgjerë të një numri të donatorëve ndërkombëtarë, e veçanërisht Agjencionit Kanadez për Zhvillim Ndërkombëtar ekziston një numër i kufizuar i mbështetjes financiare për pjesëmarrje në konferencë për prezentues dhe pjesëmarrës të zgjedhur.

Prezentuesit dhe pjesëmarrësit inkurajohen të aplikojnë për mbështetje financiare por vetëm prezentuesit kanë të drejtën të aplikojnë për heqjen e taksës së regjistrimit dhe mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit së bashku. Pjesëmarrësit kanë të drejtën të aplikojnë ose për heqjen e taksës së regjistrimit ose për mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit.

Do të preferohen ata që kanë ndjekur trajnimet e KEDP-së, MEDP-së apo SEDP-së, dhe që me sukses kanë bërë implementimin e këtyre trajnimeve në praktikën e tyre profesionale OSE profesionistët të cilët janë ekspertë të njohur për një nga nën-temat e konferencës. Një numri të kufizuar të prezentuesve dhe pjesëmarrësve do t’iu ipet mbështetje financiare për konferencë. (Për të aplikuar për mbështetje financiare për konferencë atëherë plotësoni Pjesën e Tretë të Formularit për Regjistrim).

Afatet Kohore

Afatet kohore janë si në vijim:

EDP financohet nga Agjensioni Kanadez për Zhvillim Ndërkombëtar
dhe implementohet nga Universalia dhe Universiteti i Kalgarit

Main Education About