
Programi për Aftësimin e Mësimdhënësve Kosovarë, si pjesë e mbështetjes së vazhdueshme në përmirësimin e rrjetit dhe bashkëpunimit në çështje arsimore në Ballkan dhe më tutje kishte kënaqësinë të jetë mikpritës i 163 profesionistëve arsimorë në konferencën ndërkombëtare për aftësim profesional në arsim me datë 9 deri 12 prill 2006.
Pjesëmarrësit e kësaj konference e cila ishte në disa gjuhë, vinin nga 11 shtete dhe jurisdiksione politike dhe ishin mbledhur për të këmbyer përvojat e tyre personale dhe të organizatave në planifikimin dhe menaxhimin e sistemeve për aftësim profesional të profesionistëve arsimorë, në zhvillimin e udhëheqësve në arsim dhe në përmirësimin e të nxënit dhe mësimdhënies nëpërmes aftësimit profesional.
Pjesëmarrësit kanë përfaqësuar një varg udhëheqësish në aftësim profesional duke përfshirë hartuesit e rregulloreve, administratorët arsimorë, drejtorët e shkollave, mësimdhënësit nga niveli parashkollor deri në nivel të tretë dhe studentë të arsimit. Më shumë se gjysma e pjesëmarrësve gjithashtu ishin prezentues duke marrë pjesë në përvoja të ndryshme të nxënies siç janë seminaret ndërvepruese, tryezat e rrumbullakëta, prezentimet e folësve kryesorë, si dhe prezentimet në posterë dhe punime studimore ku është krijuar hapësirë për nxënie aktive, dialog dhe reflektim.
Komentet e pjesëmarrësve tregojnë se kjo ngjarje ishte një hap i rendësishëm drejt krijimit dhe forcimit të rrjetit profesional në mesin e udhëheqësve në aftësimin profesional të punonjësve të arsimit.
"Ishte kënaqësi të shohësh pasionin, inspirimin dhe kontributet personale
të njerëzve për suksesin e konferencës dhe punën e tyre me mësimdhënësit.”
"Ishte rast i mirë t’i ekspozohesh disa zgjidhjeve
të problemeve të përbashkëta."
"Si në shumë konferenca tjera, rezultat kryesor ishte mundësia
e takimit me njerëz të ndryshëm.”
EDP dëshiron të shfrytëzojë rastin t’i falenderojë gjithë pjesëmarrësit e konferencës, folësit kryesorë, prezentuesit dhe organizatorët për rolin e tyre aktiv që kjo konferencë të jetë një sukses profesional.
Gjithashtu do të deshironim të falenderojmë organizatat donatore në vijim për kontributet e tyre në konferencë:

(Klikoni në secilën fotografi për pamje më të madhe) |