Si program rajonal, EDP mundohet të krijojë lidhshmëri në
të gjitha vendet ku iu mundëson
edukatorëve të krijojnë
rrjete në çështjet
e aftësimit profesional. Duke
e bërë këtë,
EDP punon drejt krijimit të
lidhjeve rajonale në nivele
të ndryshme:
Botimet: Duke marrë
parasysh ngjajshmëritë
në materialet për nxënie
dhe aftësim profesional në
rajon EDP është duke
përkrahur zhvillimin e një
varg botimesh - disa të bazuara
në kontributin vendor - në
shumë gjuhë të
cilat iu japin mundësinë
edukatorëve dhe udhëheqësve
arsimorë të zhvillojnë
fjalor të përbashkët
të ndryshimit.
Aktivitetet Rajonale:
EDP implementon programin rajonal
(p.sh konferencat, trajnimet,
etj.), përkrah organizatat
vendore që të bëjnë
të njëtën gjë
si dhe në disa raste përkrah
individë për të
marrë pjesë në
ngjarjet dhe aktivitetet e organizuara
nga organizatat tjera. Duke e
bërë këtë,
EDP promovon nocionin se ndryshimet
arsimore dhe reformat janë
përvojat e përbashkëta
të cilat mund të fuqizohen
nëpërmes shkëmbimeve.
Dialogu i bazuar në
barazi: Si një pikë
fillestare për ndërveprim
të mëtutjeshëm,
EDP ka cekur se dialogu dhe bashkepunimi
i bazuar në çeshtjet
e barazisë, si ajo gjinore,
janë vende hyrëse kuptimplota
për fuqizimin e rrjetimit
rajonal.