Konferenca për promovimin i barazisë, qasjes, dhe ndryshimit në arsim (PEACE)
Konferenca e parë rajonale- Konferenca për promovimin e barazisë, qasjes dhe ndryshimit në arsim - për studentët që studiojnë për t'u bërë edukatorë është mbajtur nga 14 deri me 17 prill 2005 në Herceg Novi të Malit të Zi me një mbështetje bujare të CIDA-s dhe FSDEK-II. Me lajmërimin e Konferencës PEACE, ngjarja tërhoqi më shumë se 160 pjesëmarrës nga Shqipëria, Bosnia-Hercegovina, Kroacia, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia. Konferenca PEACE bashkoi individë dhe grupe nga përkatësi të ndryshme etnike, kombëtare dhe gjuhësore, por prapëseprapë më interesa dhe përvoja të përbashkëta që kanë të bëjnë me profesionin e tyre të ardhshëm. Konferenca u ka ofruar pjesëmarrësve një ambient të dashur për këmbime dhe bashkëveprime profesionale mbi çështje kyçe arsimore me të cilat përballen mësimdhënësit e tanishëm dhe të ardhshëm në rajon.
Aktivitetet gjatë ngjarjes katër-ditëshe kanë
përfshirë një diskutim paneli, prezentime me posterë,
diskutime në tryeza të rrumbullakta, dhe punën në
grupe të vogla. Formatet e ndryshme u kanë mundësuar
pjesëmarrësve që të mësojnë dhe të
diskutojnë për një larmi temash (duke përfshirë
arsimin inkluziv, gjininë në arsim, edukimin e minoriteteve,
vullnetarizmin dhe mobilizimin e studentëve), dhe poashtu atyre
u janë prezentuar formate të ndryshme pune që janë
të zakonshme në konferenca ndërkombëtare.
Derisa ngjarja kryesisht ka tërhequr mësimdhënësit studentë, pjesëmarrësit dhe prezentuesit poashtu kanë përfshirë edhe profesorë universiteti (nga Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi, dhe Kosova), mësimdhënës dhe trajnuesë të mësimdhënësve, përfaqësues të OJQ-ve, dhe anëtarë të stafit të Ministrive të Arsimit në Kosovë, Serbi, dhe Mal të Zi. Zyrtarët e CIDA-s nga Serbia & Mali i Zi, Kanada, dhe Bosnia-Hercegovina erdhën për të ndjekur hapjen e konferencës, duke nënvizuar rëndësinë e kësaj ngjarje për bashkëpunimin rajonal.
Shumë pjesëmarrës janë shprehur se ata janë
ndier të pasuruar edhe profesionalisht edhe personalisht nga
përvoja, dhe kanë thënë se e kanë lënë
Herceg Novin me shumë kuptime, dhe ide të reja dhe më
dëshirën për të vazhduar rrjetëzimin mes
vendeve të ndryshme në të ardhmen.
Një rezultat pozitiv i konferencës ka qenë dëshira e madhe e përkrahur për një konferencë të ngjashme në vitin 2006. Studentët kanë themeluar një rrjet dhe kanë këmbyer informata kontaktuese për të filluar planifikimin, organizimin dhe mbledhjen e fondeve për një konferencë të dytë. Shumë studentë kanë shprehur shpresën se Konferenca Rajonale e Mësimdhënësve Studentë është në rrugën e saj për t'u bërë një ngjarje e rregullt vjetore për edukatorët e ardhshëm në Europën Jug-lindore. Shoqata për Aftësimin Profesional të Studentëve (SHAPS) e Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prishtinës, ka marrë rol udhëheqës në planifikimin dhe organizimin e konferencës së bashku me ekipin e EDP-së. Por ngjarja është bërë e mundur vetëm më përpjekjet e kombinuara të shumë individëve, dhe organizatave. EDP dhe SHAPS do të dëshironin të falënderonin të gjithë që kanë kontribuar për ta bërë këtë ngjarje të madhe realitet, në veçanti të gjithë anëtarët e komiteteve të ndryshme planifikuese të Konferencës PEACE në vende të ndryshme, udhëheqësit e sesioneve të ndara, diskutimeve në tryeza të rrumbullakta, dhe seancave me posterë. Falënderimet tona të veçanta poashtu shkojnë tek: Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) në Mal të Zi që ka mikpritur pritjen fillestare të zyrtarëve ministror dhe të fakultetit, dhe kështu duke e filluar ngjarjen në një atmosferë të ngrohtë dhe harmonike dhe duke lënë vend për këmbime profesionale në mesin e udhëheqësve arsimorë; Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) në Kosovë e cila kontribuoj me paisjet për përkthim, dhe përkthyesë që u kanë mundësuar pjesëmarrësve që të komunikojnë dhe këmbejnë ide pa u penguar nga barrierat gjuhësore. OSBE-ja poashtu ka ofruar vëzhgues të ngjarjes nga Departamenti i Demokratizimit; dhe, Anëtarët
e Fakultetit të Filozofisë në Universitetin e Malit
të Zit ë cilët kanë përkrahur përgatitjen
e konferencës nga ana malaziase.
|