Canadian International
Development Agency (CIDA).
CIDA është agjenci e qeverisë
federale e ngarkuar për planifikim
dhe implementim të pjesës
më të madhe të programit
të Kanadasë për bashkëpunim
e zhvillim me qëllim të
uljes së varfërisë
dhe për të kontribuar
për një botë më
të sigurtë, të drejtë
dhe të prosperuar. CIDA mbështet
projektet në më shumë
se 150 vende duke punuar në
partneritet me qeveritë e vendeve
në zhvillim, organizatat kanadeze,
institucione dhe biznese, e poashtu
edhe me agjenci dhe organizata ndërkombëtare.
Si financues kryesor, CIDA ka ndarë
mbi $17 milionë për EDP-në
gjatë një periudhe shtatë
vjeçare.
Development Cooperation Ireland (DCI).
DCI është program i Qeverisë
së Irlandës për asistencë
për vendet në zhvillim
me një politikë për
bashkëpunim e zhvillim dhe
një program që reflekton
një përkushtim për
të drejtat e njeriut dhe drejtësinë
në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Prioriteti tjetër kryesor i
DCI-së është ulja
e varfërisë, padrejtësisë,
dhe përjashtimit në vendet
në zhvillim. DCI ka punuar
në mënyrë fisnike
në bashkëpunim me CIDA-n
për të bashkë-financuar
Programin Zhvillimor për Udhëheqje
të Lartë të EDP-së
në Kosovë.
Agjencitë implementuese të EDP-së
Një konzorcium i Grupit Menaxhues i Universalia-s dhe Universitetit të
Kalgarit është duke implementuar
EDP-në. Këta dy partnerë
përfaqësojnë një
gamë të gjerë të
shkathtësive dhe përvojës
që i kanë mundësuar
EDP-së të ofrojë
programe dhe menaxhim të programeve
të cilësisë së
lartë.
Universalia
Management Group. Universalia
është një kompani
menaxhuese për konsultim e
vendosur në Montreal të
Kanadasë, e cila është
e specializuar në ofrimin e
shërbimeve dhe këshillave
për përformancën
e menaxhmentit. Me një fokus
të veçantë në
projektet për zhvillim ndërkombëtar,
Universalia ka më shumë
se 25 vite përvojë në
më shumë se 90 vende në
një larmi sektorësh, duke
përfshirë arsimin, zhvillimin
organizativ, dhe reformimin e sektorit
publik.
University
of Calgary. Universiteti
i Kalgarit është një
universitet për hulumtime të
përgjithshme me afërsisht
26,000 studentë të rregullt.
Fakulteti i Edukimit në Universitetin
e Kalgarit është udhëheqës
në fushën e edukimit të
mësimdhënësve në
nivel ndërkombëtar. Misioni
i Fakultetit të Edukimit në
Universitetin e Kalgarit është
që të avancojë mendimin
dhe praktikën arsimore përmes
mësimdhënies, programeve
hulumtuese, dhe bashkëpunimit
profesional.
Partnerët në rajon
EDP-ja punon dhe/ ose bashkëpunon me një numër organizatash
ndërkombëtare dhe vendore
në punën tonë në
rajon, duke përfshirë: