Si rezultat i dialogut midis CIDA-së dhe Protektoratit të KB-së,
është marrë miratimi
i Ministrit për të financuar
një projekt arsimor në
Kosovë, dhe kështu në
vitin 2001 është themeluar
Projekti për Aftësimin
e Mësimdhënësve Kosovarë
(KEDP), si komponentë e parë
e asaj që do të bëhej
EDP.
Gjatë tri viteve të para të implementimit, KEDP ka arritur progres
të konsiderueshëm në
disa fusha të veprimit - duke
përfshirë zhvillimin e
kapaciteteve për përpilimin
e politikave për aftësimin
e mësimdhënësve në
studimet themelore dhe aftësimin
e mësimdhënësve pa
shkëputje nga puna; fillimin
e aftësimit profesional të
mësimdhënësve dhe
administruesve arsimorë duke
zbatuar modelin e trajnimit të
trajnuesve dhe duke përfshirë
në trajnime më se 4,000
mësimdhënës, në
mesin e të cilëve edhe
pjesëtarë të grupeve
të ndryshme etnike; themelimin
e Fakultetin e Edukimit në
Universitetin e Prishtinës
- një nga vetëm dy fakultete
të tilla në Ballkan -
në të cilin programet
për mësimdhënësit
e nivelit parashkollor, fillor dhe
të mesëm të ulët
janë hapur në tri gjuhë;
dhe integrimin e zhvillimit social
si komponentë e ndryshimeve
arsimore, përfshirë barazinë
gjinore, pjesëmarrjen e minoriteteve
dhe pjesëmarrjen e të
rinjëve. Në vitin 2003,
CIDA ka miratuar vazhdimin tre-vjeçar
të KEDP-së për të
vazhduar me programe deri në
vitin 2007.
Konteksti i Reformës Arsimore
Konteksti për aftësimin e mësimdhënësve ka ndryshuar
në masë të konsiderueshme
që nga fillimi i veprimtarisë
së KEDP-së në vitin
2001 - duke përfshirë
disa ndryshime kryesore të
cilat janë rezultat i punës
së KEDP-së. Pas administrimit
të përkohshëm të
sektorit të arsimit nëpërmjet
UNMIK-ut, në vitin 2002 u themelua
Ministria e Arsimit, Shkencës
dhe Teknologjisë (MASHT). MASHT-i,
si institucion i ri, në fillim
ka hasur në vështirësi
të shumta. Me mbështetjen
e KEDP-së, Ministria ka zhvilluar
kapacitete solide për menaxhimin
dhe administrimin e sistemit arsimor,
dhe ka treguar përkushtim të
madh ndaj zhvillimit profesional.
Me themelimin zyrtar të Fakultetit të Edukimit në Universitetin
e Prishtinës, të cilin
e ka mbështetur KEDP, përgatitja
e mësimdhënsve para shërbimit
në Kosovë (d.t.th. përgatitja
e mësimdhënësve të
rinj) poashtu ka kaluar në
një model i cili është
në përputhshmëri
me standardet evropiane.
Programet e KEDP-së
Komponentet kryesore të KEDP-së janë:
1. Zhvillimi i ambientit aftësues
për mësimdhënësit
Kosovarë. Kjo përfshin
një shumëllojshmëri
të iniciativave dhe mbështetjes
intenzive, siç janë:
Programi Zhvillimor për
Udëheqjen e Lartë (PZHUL)
- një kurs i përgjithshëm
për udhëheqësit
e nivelit të lartë dhe
të mesëm të Ministrisë
së Arsimit, Shkencës
dhe Teknologjisë (MASHT)
dhe të institucioneve tjera
arsimore në Kosovë.
Mbështetja e MASHT-it në
zhvillimin dhe implementimin e
qasjes sistemike në akreditimin
e trajnimit pa shkëputje
nga puna për mësimdhënësit.
Mbështetja e MASHT-it në
marrjen e përgjegjësive
për koordinimin e donatorëve.
Themelimi i Këshillit për
Shqyrtimin e Aftësimit të
Mësimdhënësve (KSHAM),
një organ i cili e këshillon
Ministrinë e Arsimit, zhvillon
dhe propozon politika dhe rregullore
lidhur me standardet në përgatitjen
e mësimdhënësve
dhe praktikat arsimore.
2. Trajnimi për mësimdhënës
dhe edukatorë të tjerë,
të cilët aktualisht punojnë
në shkolla. Komponentet kryesore
në këtë fushë
janë:
Trajnimi i mësimdhënësve
nga të gjitha komunitetet
etnike në "Mësimdhënien
me Nxënësin në
Qendër " (MNQ), një
program i cili ofron bazat e qasjes
së orientuar në rezultate
dhe në nxënie aktive.
Trajnim në shkathtësitë
e udhëheqjes për administruesit
e shkollave.
Trajnimi i trajnuesve vendorë
të MNQ-së, udhëheqjes,
dhe barazisë gjinore në
arsim, dhe mbështetje dhe
këshillim i vazhdueshëm
i këtyre trajnuesve për
të mbajtur kurset dhe për
të përmirësuar
vazhdimisht programet e trajnimit.
Mbështetja e themelimit
të një rrjeti të
gjerë të administruesve
të shkollave në nivel
të Kosovës.
Mbështetja e zhvillimit
të botimit të materialeve
për trajnim të përgatitura
nga vendorët.
3. Zhvillimi i Fakultetit të
Edukimit për ta mbështetur
përgatitjen e mësimdhënësve,
përfshirë:
Mbështetjen e themelimit
të Fakultetit të ri
të Edukimit, i cili e zëvendëson
strukturën e mëparshme
të fragmentuar të studimeve
themelore për mësimdhënës.
Mbështetjen e zhvillimit
të programeve dhe kurseve,
të menaxhimit, të zhvillimit
profesional të stafit; dhe
Mbështetjen e nxënies
së studentëve dhe zhvillimin
dhe implementimin e programit
të mësimit praktik dhe
mbikëqyrjes së studentëve
të rinj.