Si program rajonal, EDP përpiqet të krijojë lidhje mes vendeve
të ndryshme për t'iu mundësuar
të gjithë edukatorëve
për të krijuar rrjete
mbi çështjet e zhvillimit
profesional. Për të bërë
kështu, EDP është
duke punuar për të krijuar
lidhje rajonale në disa nivele:
Qasja e EDP-së ndaj barazisë
Në EDP, çështjet e barazisë konsiderohen të jenë
njëra nga temat kyçe
që ndërlidhen në
të gjitha elementet e programit.
Strategjia programuese primare e
EDP-së për adresimin e
çështjeve të (jo)-barazisë
është një qasje që
ndërthuret në të
gjitha rrjedhat e përgjithshme.
Rrjedha e përgjithshme definohet
si proces i vlerësimit sistematik
të implikimeve për të
gjitha grupet (femrat, meshkujt,
grupet etnike, grupet e moshës,
etj) të çfarëdo
veprimi të planifikuar, në
çfarëdo fushe, dhe në
të gjitha nivelet dhe duke
siguruar që jobarazitë
nuk përjetësohen.
Programi i EDP-së dhe barazia
Aktivitetet programuese në EDP që adresojnë çështjet
e barazisë përfshijnë
aktivitete siç janë:
Trajnimi i planifikuar mbi çështjet
e barazisë për edukatorët
dhe trajnuesit e mësimdhënësve
/ administratorëve
Përkrahja e partnerëve
vendorë në ndërtimin
e kapaciteteve për përfshirjen
e çështjeve të
barazisë në rrjedhat
e përgjithshme gjatë
punës së tyre (p.sh.
përmes përkrahjes së
njësive përkatëse
në ministritë e arsimit
që janë përgjegjëse
për çështjet
e barazisë për të
zhvilluar programe apo politika
relevante për përfshirjen
e shqetsimeve rreth barazisë
në rrjedhat e përgjithshme
në sistemin përkatës
të arsimit)
Modelimi i qasjeve të përfshirjes
së barazisë në
aktivitetet e zhvillimit profesional
(p.sh. duke prezentuar çështje
lidhur me efektin e një plani
mbi grupe të ndryshme të
akterëve si pjesë e
planifikimit të projektit
dhe politikave)
EDP është caktuar nga CIDA si një pilot projekt në pjesëmarrjen
e rinisë dhe është
vlerësuar për kontributet
e saj në të menduarit
dhe arritjet e CIDA's në këtë
aspekt - duke përfshirë
edhe nominimin e KEDP-së për
një shpërblim për
përsosmëri në programin
rinor për vitin 2002.